26 Mars, 2023 in Sea, Travel

ZAKYNTHOS! DESTINACIONI QË NUK DUHET HUMBUR KËTË VERË

Zakynthos konsiderohet një nga ishujt më ekzotikë të Greqisë dhe detit Jon. Gjatë eksplorimit të ishullit, do të zbuloni fshatra piktoreskë majë kodrave, manastire tradicionale dhe peizazhe natyrore ëndërrimtare. Për më tepër, plazhet e Zakynthos janë shtëpia e specieve endemike të breshkave të detit Caretta-Caretta, të cilat i vendosin vezët e tyre në rërën e bardhë të ishullit çdo vit. Ju mund të keni fatin t’i shihni ato duke dalë nga deti për të fshehur vezët e tyre nën rërë, por nuk duhet t’i shqetësoni! Plazhi më i njohur në Zakynthos është Navagio beach (në shqip: Anija e mbytur). Shumë fotografë janë përpjekur të kapin bukurinë e tij, por vetëm të parit nga afër mund ta dëshmojë me të vërtetë madhështinë e këtij plazhi. Megjithatë, përveç Navagio beach, gjatë turit me anije vizitohen një sërë shpellash si: Shpella e Delfinëve, Shpella Blu apo të shihni Fytyrën e Poseidonit të gdhendur në shkëmb. Nëse ju ka mbetur ndopak fuqi pas eksplorimit të gjireve të smeralda të ishullit, mund të vizitoni qytetin e Zakynthos ose Zante, kryeqytetin e ishullit. Zante është ndikuar fuqishëm nga venedikasit, të cilët gjithashtu e quanin ishullin “Fiore di Levante” (lulja e lindjes). Mos u largoni nga qyteti pa provuar/blerë mjaltë, vaj ulliri dhe domate të thara nga stendat e fermerëve vendas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

sqAlbanian
Këtë e pëlqejnë %d blogues: